Doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 u siguron të moshuarve një nivel të lartë mbrojtje kundër një forme të rëndë të sëmundjes së shkaktuar nga varianti Omicron, kështuqë nuk ka nevojë për një dozë të katërt.
Rreth tre muaj pas dozës së tretë të vaksinës, mbrojtja e shtrimit në spital për ata mbi 65 vjeç mbeti në rreth 90 për qind, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton portal arbresh.info
“Të dhënat janë shumë inkurajuese dhe nënvizojnë rëndësinë e dozës përforcuese”, tha në një deklaratë Wei Shen Lim, kryetar i nënkomitetit të Covid-19 të Komitetit të Përbashkët të Qeverisë për Vaksinimin dhe Imunizimin.
“Të dhënat aktuale tregojnë se doza përforcuese vazhdon të sigurojë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, madje edhe për grupmoshat më të cenueshme të të moshuarve,” shtoi ai.
Prandaj, komiteti arriti në përfundimin se nuk ishte e nevojshme të “futej një dozë e dytë përforcuese” menjëherë, tha Wei Shen Lim./arbresh.info/
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran