Fjala është për shputën e atletit, përkatësisht shputën sportive (lat.: tinea pedis)
Thonj të verdhë zakonisht kanë ata, të cilët ushtrojnë rregullisht në palestër, ndërsa me rastin e ecjes në zhveshtore dhe banjë nuk përdorin shapka.
Pos palestrës, infeksionit kërpudhor i përshtatet edhe ecja këmbëzbathur nëpër banjë dhe në vendet me lagështi të madhe, ku grumbullohet një numër i madh njerëzish. Fjalën e kemi për banjat publike, pishinat dhe saunat.
Mirëpo, nuk duhet harruar as mbathjet e mbyllura sportive me djersitje të shtuar të këmbëve, gjë që gjithashtu i përshtatet zhvillimit të infeksioneve.
Ato mund të ndryshojnë ngjyrën e thonjve tuaj, në të verdhë apo të gjelbër dhe t’i bëjë të lëndueshëm lehtë. Përhapja e sëmundjes në Evropë arrin 20 për qind dhe është më e zakonshme tek anëtarët e seksit të fortë.
Simptomat e para të shputës sportive përfshijnë lëkurën e thatë, e cila qërohet, më së shpeshti midis gishtave të këmbëve dhe në shputa. Nëse nuk shërohet, mund të shfaqen skuqje, kruajtje, djegie apo edhe plagë.
Nëse i vëreni gjërat e këtilla, më e mira që mund ta bëni është të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj.
Thonjtë e verdhë mund të tregojnë edhe mungesë vitaminash, posaçërisht vitaminës B12 dhe zinkut, por mund të jenë edhe të trashëguar.
Gjithashtu thonjtë e verdhë shfaqen edhe për shkak të disa çrregullimeve shëndetësore, siç janë sëmundja e mëlçisë, sëmundja e mushkërive, diabeti dhe sëmundja e veshkave, andaj mos i injoroni ndryshimet e këtilla, për të mirën tuaj.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A