Google ADS

Aleanca Kuq e Zi i bashkohet PD-së në protestën e 18 shkurtit

01:43 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Aleanca Kuq e zi do t’i bashkohet Partisë Demokratike në protestën e datës 18 shkurt për të rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Rama.

Kryetari i kësaj force politike, Kreshnik Spahiu bëri thirrje për përgatitje dhe për të qenë sa më shumë në numër për të protestuar kundër këtij kryeministri.

I ftuar në këtë takim, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se rezultati i vetëm i kësaj proteste do të jetë largimi i Edi Ramës.

Për Aleancën Kuqezi, zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër nuk mund të ketë dhe për këtë arsye kjo forcë politike do t’i bashkohet protestët së opozitës më 18 shkurt.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri thirrje për protestë madhështore deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Çdo opozitar dhe çdo patriot kuqezi së bashku me demokratët dhe cdo forcë të djahtë drejt Tiranës. Tirana më 18 shkurt do të jetë në flakë. Punoni lagje më lagje, Ali Demi, Xhamlliku, Kombinati, Lapraka, Paskuqni, Kamza, Komuna e Parisit të gjithë në shesh në 18 shkurt. Çdo socialist sot është kundër kësaj qeverie sepse u zhgënjye prandaj në 18 shkurt mos ftoni vetëm të djathtët, se kjo është një lëvizje popullore. Të majtet e urrejnë më shumë Edi Ramën”, ka thënë Spahiu, shkruan Ora News.

Takimin me koordinatorët e Aleancës Kuqezi, e përshëndeti edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka i cili tha se rezultati i vetëm i kësaj proteste do të jetë largimi i kryeminsitrit Rama

Më 18 shkurt Shqipëria do të njëohë protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë. Protestën që do të ketë në fund një rezultat, dhe rezultati nuk mund të jetë tjetër veçse largimi i Ramës një orë e më parë nga pushteti”, ka thënë Paloka.

Kreu i Aleancës Kuqezi, Spahiu tha gjithashtu se kjo protestë do të jetë vigjilja e fitores së opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale