Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në kurriz të veshkave:
1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat!
2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/dite i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!
3. Proteinat shtazore, sidomos të mishit te kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.
4. Alkooli: edhe pse 1 gotë vere nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!
5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën!
6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.
7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një nder to janë edhe sëmundjet e veshkave.
8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.
Për të forcuar shëndetin e veshkave, preferoni ushqime si zarzavatet e familjes së kryqëzoreve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athëta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos të bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet!
Vie reagimi nga Berlini pas kërcënimeve të Trumpit për heqje...
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...