Në Maqedoninë Veriore, në 24 orët e fundit, tre persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi dhe u regjistruan 191 raste të reja të infeksionit nga gjithsej 1 mijë e 350 teste të bëra, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 756, duke çuar totalin e rasteve të konfirmuara nga fillimi i epidemisë në 18 mijë e 790.
Janë 2 mijë e 693 raste aktive, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ka tre pacientë në aparatin e frymëmarrjes, dhe 45 pacientë në mbështetje të oksigjenit.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për 77 pacientë të ri të shëruar, duke e çuar totalin në 15 mijë 341.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 195 mijë e 002 raste.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...