Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Rezultati i testit për kreun e VMRO-DMPNE Mickoski ka dalë negativ teksa pritet përgjigja për liderin e LSDM -së Zaev.
“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave që i mori ministria e shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili gazetar javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar. Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 dita nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim seri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.
Ndërkohë sa i përket gazetarit ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...