Zjarr në fshatin Moshticë

18:36 | 23 Gusht 2017

Zjarri ka kapluar pyll me drunj pishe dhe lisi mbi fshatin Moshticë në vendbanimin Dallevsko Maallo të Makedonska Kamenicës.

Sipas QMK – Dellçevë, zjarri është denoncuar në ora 14:20 dhe në fillim ka kapluar bar të thatë dhe më pas është përhapur në pyllin e afërm me drunj pishe.

“Për momentin nuk muund të themi me saktësi sipërfaqen e kapluar nga zjarri, por vlerësimet e para mund të themi se janë rreth 10 hektarë pyll pishe dhe lisi. Terreni është i vështirë për qasje, bimët janë të thata dhe era përhap zjarrin me shpejtësi”, tha Dragan Ballas nga QMK – Dellçevë.

Ai poashtu tha se në shuarjen e zjarrit përveç ekipeve të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ janë përfshirë edhe ekipe të NJTZ nga Makedonska Kamenica dhe NP ‘Kamena Reka’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara