Me zhvillimet e ditës së sotme në Parlamentin e Kosovës janë marrë edhe serbët.
Duke u thirrur në mediat e Prishtinës, Tanjug-u serb shkruan se si Kryesia e Kuvendit të Kosovës për herë të dytë sonte nuk arriti të sigurojë kuorum për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, ku do të konsiderohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale.
Vëmendje kësaj ngjarjeje i ka dhënë edhe gazeta serbe Danas. “Kosova kërcënohet nga izolimi Global” është titulli i përzgjedhur nga ta.
Kjo gazetë më tej sqaron se si ambasadori amerikan në Prishtinë ka kërkuar takim urgjent me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, menjëherë pasi u zbulua se Parlamenti i Kosovës kërkonte ta ndryshonte ligjin për Gjykatën Speciale me kërkesë të veteranëve të luftës së UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...