Deputetja Arta Bilalli Zendeli nga BDI-ja, tha në “Rruga Drejt” se mendon që është më afër se kurrë largimit të vetos bullgare.
Ajo tha se është e bindur se nëse mbetet kjo Qeveri që është në Bullgari, do të jetë shumë më lehtë.
“Është e vërtetë se një rekomandim pozitiv RMV e ka marrë para disa vitesh, por atëherë ndodhi ndryshimi i metodologjisë me propozim të Francës dhe prej atëherë doli në pah edhe vetoja Bullgare. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit me koalicionin qeverisës, deputetët e të tjerat në Bullgari, mendoj se shihet se ka qenë një vullnet për ta hequr veton. Por prapë mendoj se jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare, nëse mbetet kjo qeveri në Bullgari do të jetë shumë më e lehtë”, tha ajo.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...