Konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 19 korrik.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Të shtunën, deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian
Propozimi mori 68 votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.
Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen./Euronews Albania/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...