OBRM-PDUKM-ja mbetet në qëndrimin e njëjtë për çështjen e referendumit.
Partia opozitare edhe pavarësisht nga njoftimet se ditën e hënë Kuvendi do ta caktojë referendumit, thotë se nuk do të njohë rezultate nëse është këshillues de jo obligues. Në takimin e fundit të liderëve, Mickoski tha me Qeverinë ndryshojnë mendimet për atë se di duhet të jetë pyetja e referendumit ku qytetarët të shprehen.
Zëdhënësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM Dimçe Arsovski, sot tha se ata qëndrimin e kanë përsëritur disa herë dhe mbetet i njëjti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi është i njëjtë siç ishte në takimin e liderëve dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha Arsovski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për atë se a ekzistojnë konsultime midis OBRM-PDUKM-së dhe Qeverisa rreth çështjes së referendumit dhe karakterit të referendumit.
Zëdhënsi Arsovski nuk dha përgjigje për pyetje se a do të marrë pjesë opozita në seancën kur do të caktohet referendumi e cila thuhet se do të bëhet ditën e hënë, po ashtu heshtja nga OBRM-PDUKM-ja ka edhe për rolin që do ta marrë opozita në kohën e referendumit.
Kryeministri Zoran Zaev në takimin e fundit deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për referendumin me Kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Pas takimin Kryeministri Zaev tha se Mickoski nuk ka dëshiruar t’i thërrasë votuesit e OBRM-PDUKМ-së të votojnë në referendum sipas bindjeve të tyre. Zaev e akuzoi Mickosкin se nuk ka arritur të kap momentin e rëndësishëm.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...