Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev tha se më 21 mars në kongresin e partisë do të kërkoj mbështetjen e delegatëve edhe për një mandat tjetër.
Ai tha se në krye të partisë më të madhe në vend do të bëjë një ofensivë të re për politik bërjen në LSDM dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai tha nëse do t’i jepet edhe një herë besimi, premtoi se do të kryej aksionin më të madh politik për ndryshim të mentalitetit të partive politike në vendoi tonë duke nisur nga vet LSDM-ja. LSDM-ja, siç tha Zaevi, do të jetë e para që do të iniciojë ndryshimin. Sipas tij ka akoma shumë punë, por sipas tij ndryshimet kanë filluar të ndihen. “Koha e mosndëshkimit ka mbaruar”, tha Zaev.
Ndërkohë kunërkandidatë të tjerë nuk janë paraqitur, ndërsa Zaevi kandidon për herë të tretë si kryetar i saj./alsat
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...