Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria po bën përpjekje që të pranohet propozimi i opozitës edhe për përdorimin e shenjave të gishtërinjve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Zaev tha se nëse ndonjë nga partitë politike, qeveria ose opozita, nuk bien dakord me ligjin, regjistrimi mund të vihet në pikëpyetje.
Zaev kujtoi se Maqedonia është një nga vendet e pakta në botë ose i vetmi në Evropë që nuk ka pasur një regjistrim për 18 vjet.
“Opozita ka bërë një propozim të ri, të përdoren shenjat e gishtërinjve. Nuk e di se si do t’i përdorin gjurmët e gishtërinjve qytetarët që janë të shpërngulur më shumë se një vit. Ne po bëjmë përpjekje. Ministri i Drejtësisë menjëherë kontaktoi donatorët për të parë nëse mund të sigurojmë donacione, ne kemi ambasada që kanë mbi 20 milion euro mbështetje për zgjedhjet në vend, kështu që ne u kërkojmë atyre që të ndajnë pesë milion euro, kështu që ne mund të blejmë pesë mijë terminale për shenjat e gishtërinjve që ne ti përdorim për zgjedhjet, por gjithashtu do të na ndihmojnë me regjistrimin”, tha Zaevi.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...