Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënkryetarin e SHBA-ve, Majk Pence.
“Takimi do të realizohet me ftesë të nënkryetarit Pence, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënkryetarin Pence pason pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Wes Mitchel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Në fillim të këtij muaji edhe presidenti amerikan Donald Trump, në letër drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, shprehi mbështetje për marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar si historike dhe mundësi për hapje të rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...