Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dërguar telegram ngushëllimi për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, pas sulmit të mbrëmshëm në Londër në të cilën humbën jetën shtatë vetë dhe u lënduan 48 të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E dënojmë shumë ashpër këtë sulm shokues qyqar ndaj banorëve të pafajshëm të Londrës, në Urën e Londrës dhe në restorantet përreth, ndër të cilët ka edhe vizitorë të Londrës. Çdo akt i rrezikimit të jetëve, kudo qoftë është rrezikim i lirisë dhe qetësisë të tërë njerëzimit”
“Solidarizohemi me qytetarët e Britanisë së Madhe dhe fuqimisht dhe me vendosmëri qëndrojmë në anën e Britanisë. Jemi të bindur se hetimi do t’i zbardhë deri në fund motivet e këtij sulmi dhe porositësit dhe të involvuarit do të ballafaqohen me drejtësinë” thuhet në telegramin e Zaevit.
Republika e Maqedonisë, thekson Zaev, është e gatshme të ndihmojë dhe të veprojë e bashkuar me botën e civilizuar në ballafaqimin e të gjitha formave të dhunës dhe terrorizmit.
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...