Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve në emisionin Rruga Drejt deklaroi se ai është meritë e tij dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë.
Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend.
“Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në Alsat M.
Në thënien e gazetares se tentojnë t’ia marrin meritat, sidomos për ligjin e gjuhëve, Zaev tha se atij nuk mund t’i merren meritat, sepse ai lufton për të gjitha kombet njëlloj.
“Zaevit nuk mund të ja marrin meritat. Zaevi është maqedonas që lufton për bashkësitë më të vogla në numër, për barabarsinë e tyre në Maqedoni”, u përgjigj ai.
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...