Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop do të marrin pjesë në karvanin e NATO-s dhe debatin me studentët e UCM me temë “Rruga drejt anëtarësimit në NATO: nga një vend i izoluar drejt një vendi të integruar”.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxitet debat për përfitimet nga integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i shtetit në NATO. Ideja është që përmes ngjarjes ta ripërsërisim gjithë procesin e integrimit në NATO, duke ju vënë theks të veçantë sfidave dhe pengesave që janë tejkaluar gjatë gjithë procesit të integrimit. Njëkohësisht ngjarja do t’u ofrojë mundësi studentëve të njoftohen më shumë për procesin dhe rëndësinë e integrimeve euroatlantike, përfitimet nga anëtarësimi në NATO, rolin të cilin NATO e ka në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë./mia
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...