Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “modeli qipriot” nuk është zgjidhje për Kosovën, pasi që, sipas tij, ky do të thotë konflikt i ngrirë në 100 apo 200 vjetët e ardhshëm.
Sipas tij modeli qipriot nuk do të zgjidhet edhe për 100 vjet, pasi që kjo është luftë për territor.
“Njerëzit tanë dëshirojnë të dëgjojnë “na jepni modelin qipriot, izraelit-jordanez, të Petrit të Shenjtë. Na lejoni modelet e dy Gjermanive, qipriot”… Sikur ta kemi këtë gjendje edhe 200 vjet. Super. Atëherë thoni njerëzve se do të kemi më pak autostrada”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në Vladiçin Han.
Lideri i Gi SDP, Oliver Ivanoviq, tha dje se “zgjidhja e problemit të Kosovës mund të bëhet sipas modelit qipriot, pasi që në praktikën e deritanishme të BE-së ekziston një rast i tillë, duke aluduar në Qipron.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...