Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën në muajt e ardhshëm

11:13 | 29 Gusht 2023
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se pret presion të madh për Kosovën në muajt e ardhshëm.

“Pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve në Kosovë nga ata që janë pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve. Duket se muajt në vazhdim do të mos jenë të lehtë”, tha Vuçiq.

Gjatë vizitës së punimeve përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllavë në Petrovac, Vuçiq shtoi se është mirë që në rrethanat aktuale mund të ndërtohet.

“Kur sheh sa shumë probleme të tjera ka në botë, është mirë kur mund t’ua sigurosh një të ardhme të tillë fëmijëve tanë”, tha Vuçiq./kosovolonline