Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se zgjedhjet në vend, do të mbahen më së voni në shtator, duke iu përgjigjur kërkesave të opozitës.
Vuçiq u shpreh se më 26 maj, kur Partia Përparimtare Serbe do të zhvillojë mbledhjen e saj, do ta njoftojë popullin për gjithçka.
“Asgjë, nuk është problem, a jeni pro zgjedhjeve, në datën 26 maj po informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje, do të thotë do të shkojmë në zgjedhje maksimumi në shtator, ju thjesht nuk do të zgjedhim se cilat zgjedhje sepse kjo nuk është shatërvan dëshirash, dhe shteti nuk është lodër, e për të gjithë të tjerët, nëse doni të flasim, jemi gati”, theksoi Vuçiq duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës.
Ai shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë politike SNS.
Vuçiq nënvizoi se nuk i shkon mendja të zëvendësojë ministren e policisë Bratislava Gashiq, dorëheqja e së cilës është një nga kërkesat e opozitës./abcnews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...