Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para se të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin – është takuar me ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo.,
Vuçiq i ka thënë Chen Bo “që pret nga partnerët perëndimorë të ndikojnë mbi Prishtinën”, raporton Danas.
“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar mendja të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë me seriozitet dhe përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, propagandonte Vuçiq.
Vuçiq ka theksuar se ka kërkuar që ambasadorja Chen të takohet sot për ta njoftuar atë me situatën rreth Kosovës para takimit në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
E ambasadorja Chen ka deklaruar se “Kina nuk do ta njohë Kosovën”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj – pavarësia e Kosovës nuk ka qenë e njëanshme.
“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe, përfshirë ato në lidhje me mbrojtjen e të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ambasadorja kineze.
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...