Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të jetonin dhjetë herë më mirë nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.
“Tani do t’ju thoja se do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë. Nuk e bëmë këtë sepse po sillemi si shtet i pavarur. Çmimi është të jetojmë në një moment të tmerrshëm dhe duhet të kujdesemi për gjithçka”, tha ai për TV Prva.
Ai shtoi se Serbia do të luftojë derisa sipas tij “mund ta ruajë politikën e saj dhe se do ta bëjë këtë derisa të mundet”.
“Ne po pësojmë dëme të mëdha dhe nga askush nuk e kërkojmë as edhe një falenderim. Do të kishte qenë pak më e drejtë sikur ta kishte thënë ambasadori i Federatës Ruse. Ne e dimë se cilat janë sanksionet dhe sa të panevojshme janë ato”, tha Vuçiq.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare