Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria tre persona në lidhje me përleshjen e djeshme me armë në kryqëzimin e rrugëve „Ilinden“ dhe „Bllagoja Toska“ në Tetovë, ku mbeti i vrarë një person dhe gjashtë të tjerë u lënduan, përfshirë një të mitur dhe një këmbësor.
Nga MPB thonë se hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Në lidhje me përleshjen e armatosur gjatë ditës së djeshme në Tetovë, ju njoftojmë se janë ndaluar tre persona. Gjatë kontrollit në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte që janë me interes të hetimit. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në përleshje”, thanë nga MPB.
Kujtojmë se nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë deklaruan se nuk do të lejojnë që raste të tilla të prishin rendin dhe qetësinë publike si dhe të krijojnë shqetësim tek qytetarët.
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën