Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE-ja, ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti politik, Hristijan Mickoski, pret që Kuvendi këtë të mërkurë ta vendosë në rend dite mosbesimin e qeverisë.
“Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë Hristijan Mickoski, përcjell albinfo.ch.
Iniciativa për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të futet në rend dite në ditën e tretë pas ditës së dorëzimit.
Haxhiu: Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët ...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në Kosovë ...
Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë ...
Sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura, Prokuroria jep ...
Përleshje mes pasagjerëve, aeroplani që po udhëtonte nga Lon...
Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh: Dës...