Regjimi i vizave dhe njohja e pamjaftueshme me kapacitetet turistike janë pengesat kryesore të numrit të pakënaqshëm të vizitave turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Iranit.
Husein Kerim, Ambasador i Iranit, prezantoi potencialin turistik të Iranit, ku theksoi se është në funksion të nxitjes së interesimit për rritjen e bashkëpunimit turistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kerim tha se gjashtë deri tetë milionë iranianë dalin për turizëm nëpër botë dhe një përqind po erdhi në Maqedoni do të ishte e kënaqshme, duke u shprehur se është i gatshëm që të ofrojë lehtësime për viza turistike.
Operatorët turistik e cekën çështjen e vizave si problem kryesorë për vendosjen e bashkëpunimit turistik më të fuqishëm, duke e krahasuar Iranin me Kinën.
Kasam Shaqiri nga Oda e turizmit të Maqedonisë tha se shpreson që ky takim i parë të ndihmojë në njohjen më të mirë të ofertave turistike dhe për realizim të bashkëpunimeve.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”