Një grua e moshuar nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit ka vdekur mbrëmë si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë dy rastet e fundit me test pozitiv në komunën e Gostivarit.
Gruaja një kohë të gjatë ka vuajtur nga karcinomi, ndërsa para dy ditësh është hospitalizuar për shkak të gjendjes së përkeqësuar. Tani për tani zyrtarisht, në komunën e Gostivarit ka dy të rikuperuar nga sëmundja e Kovid-19, raporton MIA.
Mëngjesin e sotëm nga autoritetet shëndetësore dërguar deri te kryetari i komunës theksohet se nuk ka raste të reja, ndërsa deri sot aktive janë tre raste. Mes tyre janë bashkëshorti dhe djali i viktimës. Në Qendrën për Shëndet publik në Gostivar janë bërë gjithsej 212 teste.
Gjatë këtyre ditëve pritet edhe një test kontrollues i një banori të fshatit Çajle i cili para dy javësh ka qenë pozitiv, ndërsa në kontrollin e parë ka pasur rezultat negativ. Gjatë javëve të kaluara ai është mjekuar në kushte shtëpiake.
Në komunën e Vrapçishtit deri tani janë regjistruar katër raste, ndërsa një person nga Gradeci ka vdekur nga komplikimet e virusit.
Në territorin më të gjerë të Gostivarit nga fillimi i pandemisë ka 17 raste pozitive, ndërsa për tetë prej tyre pritet të konfirmohet se janë shëruar.
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...