Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot është vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19, me vaksinën kineze “Sinopharm”.
Pas marrjes së vaksinës, ai tha se ka pasur mundësi që të vaksinohet para një muaji, por ka vendosur të presë.
“Terminin për vaksinim e kam marrë para dy ditësh. Nëse do të doja të vaksinohesha, këtë kishta mundësi ta bëjë para një muaji, sepse edhe në bazë të moshës, unë i kam 58 vjet, mua rendi do të më vinte shumë më herët. Por, ne thamë, se nuk do të ishte mirë të vrapojmë para qytetarëve të tjerë”, tha Pendarovski.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me dëbimin e diplomatit rus, ku tha se këto janë çështje të ndjeshme, por se gjithçka është e dokumentuar.
“Janë gjëra të ndjeshme për të sqaruar shkaqet. Jam informuar para disa ditësh, kuptohet sikurse të tjerët. Nga ajo që e kam parë, rasti ishte dokumentuar nga kompetentët, do të thotë nuk bëhet fjalë për improvizime, dhe për shkak të natyrës së punës, nuk mund të komentojë më shumë”, tha Pendarovski.
Ndryshe, Pendarovski më 24 maj së bashku me presidentin bullgar Rumen Radev do të shënojnë bashkërisht festën e “Shën Kirilit dhe Metodit” në Romë./Telegrafi/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...