UNHCR nuk merr përgjegjësinë për dy emigrantët të cilët vdiqën gjatë një aksidenti në komunikacion, dhe që nuk janë varrosur ende.
Ne e dimë për problemin, por nuk është përgjegjësi e UNHCR-së, deklaroi për “Nova”, Dejan Klladarin, përfaqësues i UNHCR-së në Shkup.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar kur ka një problem dhe kur institucionet do të na drejtohen për ndihmë, por kjo nuk është përgjegjësi e UNHCR-së. Roli i UNHCR-së nuk do të thotë që institucioni duhet të marrë përgjegjësinë, por të ndihmojë kur duhet”, tha Klladarin.
Siç është njoftuar tashmë, asnjë institucion nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për varrimin e trupave të dy emigrantëve që qëndrojnë për tre muaj në kapelën e Butelit. Institucionet e zhvendosin topin në njëra-tjetrit, ndërsa trupat janë para prishjes.
Nga organizata joqeveritare “Legis” të cilët para dy muaj e gjysmë i kanë gjetur trupat në kapelën në Butel, dhe kanë kërkuar t’i varrosë sipas zakoneve myslimane, thonë se nuk u japin atyre derisa të marrin një dokument nga Prokuroria Publike Themelore.
Historia e dy të rinjve nga Shri Lanka dhe Bangladeshi, të cilët vdiqën në një aksident, kur ata kalonin transit nëpër Maqedoni, në rrugën e tyre drejt disa vendeve të BE-së, duket se nuk iu intereson institucioneve.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...