Tirana jep 10 mijë euro për Tetovën

Skenderbeg-Square in Tirana. Dekoration zum Bush-Besuch.

01:06 | 14 Gusht 2015
M. A.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e parë të zhvilluar sot pas konstituimit të tij, ka miratuar ndihmën prej 10 mijë euro për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Tetovë.

Vendimi për miratimin e kësaj ditë u përfshi sot në rendin e ditës, ku ka marrë edhe votat e këshilltarëve.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Qeveria e Shqipërisë me anë të një vendimi të marrë më 6 gusht miratoi dhënien e ndihmës financiare për qeverinë e Maqedonisë, në masën 50 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Tetovë

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e sotme ka marrë edhe disa vendime të tjera, si ai për shpërndarjen e banesave sociale në Tiranë, pas një kohe të gjatë bllokimi, si dhe ndryshimet në buxhetin e bashkisë, duke iu përshtatur reformës së re territoriale, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale