Tetë të lënduar në aksident komunikacioni afër Zhelinës së Tetovës

15:26 | 8 Dhjetor 2016
M. A.

Tetë persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite te Tetova, konretisht në dalje të Zhelinës, në udhëkryqin e rrugës lokale drejt Strimnicës.

Siç njoftoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Tetovës, “polo” i drejtuar nga B.Z. (19) nga Zhelina dhe “pasat” i drejtuar nga S.S. (70) nga Strimnica. Dy vozitësit, tre bashkudhëtarë nga “pasati” dhe tre bashkëudhëtarë nga “poloja” janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës prej ku pas ndihmës së ofruar janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Tetovë dhe sipas të dhënave fillestare, shkak i fatkeqësisë është mosrespektimi i përparësisë. Dëmi material vlerësohet të jetë rreth 1.400 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale