Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp ka akuzuar pushtetin se si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka refuzuar zbatimin e sanksioneve që BE ka vendosur për Rusinë.
“Që kur Zoran Zaev është bërë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Këshilli i Bashkësisë Evropiane ka marrë 21 vendime për të vazhduar dhe zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është rreshtuar në këto vendime. Qeveritë Zaev 1 dhe 2 plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë”, tha mes tjerash Taravari, transmeton alsat.
Tutje Taravari ka akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se nuk po i përmbush detyrimet e një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Ministria e Jashtme udhëhiqet nga një shqiptar, i cili po na vë në anën e Vuqiçit, Dodikut dhe të Putinit. Më 10 shtator 2020 dhe me 1 tetor 2020 Këshilli i Bashkësisë Evropiane vazhdoi dhe zgjeroi sanksionet kundër Rusisë, Bujar Osmani si ministër i ri i Punëve të Jashtme në kabinetit Zaev 2 nuk është rreshtuar me vendet e BE-së. Bujar Osmani i cili akuzonte të tjerët që janë dorë e zgjatur e Kremilini, në fakt me sukses po zbaton politikat e jashtme pro ruse”, tha mes tjerash Taravari.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...