Përfaqësues të doganave të shteteve të CEFTA-s, marrin pjesë në punëtorinë dyditore dedikuar përgatitjes së strategjisë rajonale me rreziqet, që sot mbahet në Ohër.
Drejtori i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski, theksoi se strategjia rajonale për menaxhim me rreziqet paraqet mjet të rëndësishëm si një nga postulatet themelore të Procesit të Berlinit, i cili paraqet zonë të vetme rajonale dhe menaxhim të përbashkët me rreziqet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo punëtori në atë kontekst e jep draft-versionin e strategjisë rajonale për menaxhim me rreziqet në bazë të së cilës do të bazohet edhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm mes drejtorive doganore në rajon, që në fund ka për qëllim formimin e portofolive të përbashkëta të drejtuara drejtë lehtësimit të tregtisë. Kjo do ta përforcojë konkurrencën e operatorëve ekonomikë dhe do të mundësojë përforcimin e pozicioneve në zinxhirët rajonalë të furnizimit”, tha Tanasoski.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për vetë rreziqet, ato në aspektin doganor kanë ndikim të madh në raport me përqindjen e kontrollit fizik dhe kontrolleve të dokumentacionit që duhet të vendosen në minimum.
Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...