Në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) sot për vizitë zyrtare është duke qëndruar kryeministri i Çekisë, Andrej Babish.
Në konferencën e përbashkët për media mes Babishit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u tha se, mund të fillojmë me negociata zyrtare mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe u paralajmëruan investime çeke në RMV, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Andrej Babish tha se RMV-ja i plotësoi të gjitha kushtet dhe mund të fillojnë negociatat zyrtare.
“Qytetarët e RMV-së duhet të jenë të lumtur që kanë kryeministër të tillë. Është e rëndësishme kur politikanë e realizojnë atë çfarë premtojnë. Nëse nuk realizohet ajo, do të jetë shumë keq. Mendoj se të gjithë politikanët evropianë duhet ta kuptojnë. Maqedonia e Veriut tregoi se është kandidati më i mirë, të gjitha kushtet i plotësoi dhe mund të fillojmë me negociatat zyrtare”, tha Babish.
Për kryeministrin Zoran Zaev takimi me Babishin është në moment të duhur, pasi që siç tha ai, është duke ndodhur në momentin që “RMV-ja është duke e rritur miqësinë me partnerët tanë të shoqërisë ndërkombëtarë”.
Zaevi shprehu besim që Parlamenti i Çekisë së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO.
“Shpresoj që përveç përkrahjes, besoj që shumë shpejt do të ratifikohet edhe marrëveshja në Parlamentin e Çekisë. Është e qartë që Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Në rrugë jemi që ta bëjmë këtë vit ekonomik. Investimet e huaja i dhanë rezultatet e para dhe më vjen mirë që ka paralajmërime për investime çeke. Kjo do të thotë se ka një hapësirë të madhe mes nesh”, tha Zaev.
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?
Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safar...