Një zyrtarë policie është sulmuar në rrugën “Marshall Tito” në Strugë nga ana e A.N 45 vjeçar, banor i fshatit Veleshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi sot policia, mbrëmë rreth orës 18:20 një zyrtarë policie, ka vërejtur makinën “Golf” të prakuar në rrugë. Dhe kur këtë i’a ka thënë pronarit A.N ai është hidhëruar dhe ka filluar të ofendojë dhe e ka sulmuar fizikisht. Me intervenim të shpejtë nga ana e policëve tjerë sulmuesi është qetësuar dhe e kanë dërguar në stacionin policorë në Strugë.
Për këtë rast është informuar edhe prokurori publik, i cili po ndërmerr masa të mëtejme për të zbardhur rastin plotësisht.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK