Ditë më parë në orët e mbrëmjes personi me iniciale A.A, 61 vjeç, nga fshati Dobrosht i Tetovës duke lëvizur me veturën e tij nëpër rrugët malore, nuk i është përgjigjur urdhrit për ndalim nga policia pyjore në fshatin Dobroshtit të Tetovës, por ka bërë të kundërtën duke shtuar shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas, i njëjti person është kthyer sërish me veturën e tij dhe duke shtuar shpejtësinë është drejtuar drejt policisë, të cilët duke parë situatën kanë shmangur përplasjen dhe kanë shtënë në ajër me armët e tyre, në shenjë paralajmërimi shkruan Alsat M
Por, edhe përkundër paralajmërimit me gjuajtje në ajër nga ana e policëve, personi në fjalë nuk është ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë drejt tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më vonë, gjatë kërkimeve të policisë, është gjetur vetura e llojit fuoristradë me targa të të Tetovës dhe personi në kërkim, e cila ka qenë e ngarkuar me dru së bashku me një sharrë motorike. Personi i lartpërmendur është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim në ambientet e stacionit policor të Tetovës për hetime të mëtejme.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...