Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë malazeze për sektorin e policisë kriminalistike Enis Bakoviq në pres-konferencën sot pasdite konfirmoi se është vërtetuar identiteti i personit për të cilin dyshohet se e ka aktivizuar bombën M75 në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve dhe i cili, siç tha, më pas ka kryer vetëvrasje gjithashtu duke aktivizuar një bombë dore.
Bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi D.J. (1976) nga Podgorica, i lindur në Kralevë të Serbisë, i cili deri tani s’ka qenë i regjistruar si kryerës i veprave penale.
Siç transmeton Gazeta Express, Bakoviq ka njoftuar se në bashkëpunim me FBI-në amerikane po analizohen llogaritë në rrjetet sociale që i ka përdorur D.J. respektivisht Dalibor Jaukoviq, siç u identifikua nga mediat. Gjithashtu, po ndërmerren masa për t’u zbuluar nëse ai ka punuar vetë, apo ka pasur bashkëpunëtorë, si dhe cilat janë motivet e sulmit të tij.

“Id3entifikimi i tij është bërë në bazë të analizës së DNK-së, si dhe me identifikim nga ana e familjarit të afërt”, ka thënë Bakoviqi. Siç njoftoi Ekspressi më herët, identifikimin e terroristit e ka bërë vëllai i tij.
Në interes të hetimeve të mëtejshme, policia nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për të dhëna konkrete për sulmuesin – nëse i ka takuar ndonjë organizate, a është bërë bastisja e banesës së tij dhe nëse ka video-regjistrime të lëvizjes së tij nga kamerat mbikëqyrëse.
U tha se Jaukoviqi e ka hedhur bombën nga një distance prej 5-6 metrash nga gardhi i Ambasadës.
Sulmi mbi Ambasadën amerikane me bombë, e cila shpërtheu në ajër dhe nuk shkaktoi viktima apo të lënduar, dhe menjëherë pas kësaj vetëvrasja e Jaukoviqit, gjithashtu me bombë, ka ndodhur mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate.
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati