Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka akuzuar Rusinë se po tenton ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Ai në fjalimin e tij në fondacionin “Heritage” në Washington, tha se ka shumë shembuj për tentime të Rusisë që të ndërhyjë në proceset politike të NATO-s dhe vendeve partnere, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rusia po tenton ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, siç është rasti edhe me Malin e Zi, ku pamë një tentim të pasuksesshëm për grusht shtet”, tha Stoltenberg.
Ai para disa ditësh qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku realizoi takime me krerët shtetëror dhe dha mbështetje për referendumin e 30 shtatorit.
Stoltenberg ju bëri thirrje gjithë qytetarëve në Maqedoni, që më 30 shtator të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke përkrahur marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
Ai tha se kjo është mundësi historike për Maqedoninë, duke shtuar se në këtë mënyrë do të forcohet edhe siguria dhe paqja në rajon dhe ndërhyrja e Rusisë./Telegrafi/
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...