Ministri i MPB-së në Maqedoni, Oliver Spasovski sot ka paralajmëruar dënime më të rrepta për ata që shkelin rregullat e komunikacionit.
“MPB e ka për detyrë që të bëjë zgjidhje ligjore për shkelësit e rregullave në komunikacion. Kemi probleme me vetura të paregjistruara, me vetura që ndotin ambientin dhe me vetura të zhurmshme pasi ka ankesa nga qytetarët” thotë mes tjerash Spasovski.
“Në ligjin e ri thuhet se nëse ndodhin dy gabime të mëdha në komunikacion nga i njejti vozitës atëherë atij i merret përgjithmonë leja e qarkullimit” shton Spasovski.
Spasovski gjithashtu thotë se do të dënohen edhe personat që për të bërë famë në rrjetet sociale i thyejnë rregullat në komunikacion. /Telegrafi/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...