Sot, ditë e hënë, anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të betohen para kreut të Kuvendit të Maqedonisë. Betimi që ishte caktuar për të shtunën u shty për shkak të agjendës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Ky i fundit pritet që sot të shpallë edhe datën për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen e emrit me Greqinë.
Si datë e mundshme, jo zyrtarisht mësohet të jetë 30 shtatori. Referendumi do të shpallet pa u konkretizuar pyetja. Në mungesë të dialogut me VMRO-DPMNE-në, pyetja do të jetë e llojit: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen për emrin me Greqinë?”
Qeveria vlerëson se nuk ka nevojë për takim të ri të liderëve për të tejkaluar dallimet mbi mënyrat e referendumit. Sipas zëvendëskryeministres, Radmilla Shekerinska pyetja e referendumit përbën fakt të pamohueshëm.
Të mërkurën që lamë pas, Kuvendi maqedonas zgjodhi anëtarët e rinj të KSHZ-së. Në një paketë miratoi edhe ndryshimet në ligjin mbi qeverinë. Me zhbllokimin e KSHZ-së, Kuvendi hapi rrugën për shpalljen e referendumit lidhur me marrëveshjen e Prespës, shkruan “abcnews”.
Për këtë, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, theksoi se ka mbështetjen e të gjitha partive parlamentare të cilat ai i quajti “koalicioni për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”. Në takimin e parë me më shumë liderë politikë, Zaevi ka marrë garanci që subjektet parlamentare, përveç VMRO-DPMNE-së, do të garantojnë proces të suksesshëm të referendumit.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...