Nikolla Gruevski kaloi nga pika kufitare e Hanit të Hotit drejt Malit të Zi si pasagjer në një makinë të ambasadës hungareze në Tiranë. Automejt drejtohej nga shoferi i ambasadës dhe së bashku me ish-kryeministrin e Maqedonisë aktualisht në kërkim ndërkombëtar, udhëtonte edhe një punonjës i ambasadës hungareze.
Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.
Nikola Gruevski kaloi nga pika kufitare e Hanit të Hotit drejt Malit të Zi si pasagjer në një makinë të ambasadës hungareze në Tiranë. Automjeti drejtohej nga shoferi i ambasadës dhe së bashku me ish-Kryeministrin maqedonas aktualisht në kërkim ndërkombëtar, udhëtonte edhe një punonjës i ambasadës hungareze.
Kjo e fundit thotë gjithashtu se ditën kur ish-Kryeministri maqedonas kaloi nga kufiri shqiptar, pra më 11 Nëntor, ndaj tij nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.
Njoftimi nga Interpol Shkupi, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar iu është dërguar Interpol Tiranës më datë 13 Nëntor, rreth orës 19:35.
Mbetet e paqartë si dhe kur ka hyrë Gruevski në Shqipëri, por dyshohet se ka hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër, pasi nuk figuron në sistemin TIMS
Burime për tvklan.al thonë se duke qenë se udhëtonte me makinë të një ambasade, autoritetet kufitare kryen procedura të shkurtuara dhe nuk iu kërkua llogari përse nuk figuronte në TIMS.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dy ditë më parë njoftoi se ndodhej në Budapest të Hungarisë dhe kishte aplikuar për azil, me pretendimin se kishte marrë mesazhe kërcënuese. Të mërkurën, autoritet hungareze bënë me dije se kishin pranuar kërkesën për azil të Gruevskit.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci