Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç sot dhe nesër të lirohen nga puna, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës, për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e këtyre personave, rekomandoi Ministria e Shëndetësisë.
Këshilltarja shtetërore për mbrojtje shëndetësore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska në konferencën e djeshme për shtyp të Komitetit drejtues kumtoi se në pajtim me të dhënat e DPHM pritet rajoni i Osogovës dhe Maleshevës (Dellçevë, Vinicë, Berovë) dhe rajoni i Pollogut (Tetova, Gostivari, Kërçova) dhe sot të kaplohen me temperatura të fazës portokalli dhe se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe nesër.
“Këto të dhëna të këtyre dy rajoneve pasi që në mënyrë minimale dallojnë prej të dhënave për rajonet e tjera lidhur me temperaturat për një, dy deri në tre gradë Celsius, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për parandalim prej valëve të ftohta rekomandon këto ditë, duke filluar prej sot, pasi që është ditë pune dhe të martën të lirohen prej detyrimeve të punës gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60-vjeç me qëllim që ta mbrojnë shëndetin e tyre. Rekomandimet janë për tërë territorin, megjithatë me theks të veçantë në rajonin e Osogovës dhe të Maleshevës dhe të Pollogut”, tha Kostovska.
Për punëtorët, të cilët punojnë në ambiente të hapura, shtoi, duhet pasur kujdes që detyrimet e punës t’i praktikojnë prej orës 10 deri në orën 16 me pushime të kohëpaskohshme çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.
Sipas saj, problem i madh janë rrëzimet dhe thyerjet si pasojë e rrëshqitjes në rrugë, me ç’rast rekomandohet kujdes i qytetarëve që të mos pësojnë thyerje.
Nga e mërkura pritet rritje e temperaturave./MIA/
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...