Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”.
Me një Indeks të Cilësisë së Ajrit prej 169, ajri në Shkup klasifikohet si i pashëndetshëm. Vlera e grimcave PM 2.5 arrin në 80.5 mikrogramë për metër kub.
Përveç se është qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi renditet gjithashtu në vendin e shtatë për nga ndotja ajrore në nivel global.
Para Shkupit në këtë listë ndodhen qytetet Lahor (Pakistan), Delhi (Indi), Hanoi (Vietnam), Katmandu (Nepal), Çongqing (Kinë) dhe Dhaka (Bangladesh)./Alsat-mk
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...