Nëntë persona janë lënduar më lehtë në 18 aksidente të regjistruara në rrethinën e SPB Shkup, gjatë ditës dhe natës së kaluar.
Në dhjetë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e komunikacionit ka sanksionuar 51 shoferë për tejkalimin e rregullit të shpejtësisë, janë përjashtuar nga komunikacioni 16 shoferë, 11 prej tyre para së të pajisen me të drejtën për të drejtuar automjetin, tre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë qenë shoferë fillestar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete të paregjistruara.
Ndryshe, janë shqiptuar 129 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka ngritur 54 automjete.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...