Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 pacientë nga coronavirusi, prej të cilëve 8 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19, shkon në 1605, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Tetovë sot janë regjistruar edhe 5 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 236. Prej tyre, 23 kanë humbur jetën, ndërsa 131 janë shëruar.
Në 24 orët e fundit në Tetovë është regjistruar edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një pacient 75-vjeçar.
Ndryshe, që nga rasti i parë në Maqedoni deri tani janë regjistruar 2492 raste, prej të cilëve 1605 janë shëruar, ndërsa 145 e kanë humbur jetën.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...