Serbia po përballet me pandeminë COVID-19 si shumë shtete tjera të botës.
Thuajse çdo ditë gjatë javëve të fundit numri i të infektuarve ishte mbi 3 mijë brenda një dite.
Por duke filluar nga sot dhe për 10 ditët e ardhshme në Serbi hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID.
Deri më 3 dhjetor, orari i punës në ambientet e hotelerisë, restorantet, kafenetë, bare, klube si dhe qendrat tregtare, teatrot, kinematë dhe institucionet e tjera kulturore si dhe organizatorët e lojërave të fatit do të punojnë vetëm deri në ora 18:00, transmeton lajmi.net.
Këto masa të reja janë në funksion që prej sot dhe erdhën si rezultat i numrit të madh të të prekurve me koronavirus si dhe viktimave si pasojë e këtij virusi.
Vetëm dje në Serbi pati mbi 30 të vdekur nga COVID-19.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...