Nisma e kryeministrit Aleksandar Vuçiq për t’u caktuar një datë e përbashkët për kujtimin e të gjitha viktimave në hapësirat e ish-Jugosllavisë paraqet porosinë e radhës paqedashëse të kryeministrit dhe të shtetit të Serbisë, me të cilën tregohet se jemi sinqerisht të angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon, deklaroi sot ministri serb i drejtësisë Nikolla Selakoviq.
Ai për televizionin “Pink” ka thënë se kjo iniciativë duhet të shërbejë për pajtim esencial të qytetarëve.

“Do të thosha se kjo është një nga porositë e radhës paqësore të kryeministrit Vuçiq dhe shtetit tonë me të cilën tregohet se jemi sinqerisht të interesuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe në rajon. Iniciativa u është drejtuar të gjithë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ajo duhet të kontribuojë për pajtim esencial të qytetarëve”, ka thënë Selakoviq.
Kryeministri serb dje paralajmëroi se në konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të mbahet në Vjenë më 27 gusht, do t’u propozojë të gjithë liderëve vendet e të cilëve kanë marrë pjesë në konfliktet në hapësirat e ish-Jugosllavisë që të gjendet një datë e përbashkët për të përkujtuar të gjitha viktimat, që nuk do të dalloheshin për nga përkatësia kombëtare.
Edhe kryetari i Republikës Sërpska Millorad Dodik ka thënë se duhet përkrahur iniciativa e Vuçiqit.
Dodik mbrëmë për televizionin e njëjtë ka thënë se kjo është një “nismë e mirë” e Vuçiqit, “që vjen në çastin e vërtetë” dhe është “pjesë e kontinuitetit të përpjekjeve paqësore që Serbia i bën për forcimin e pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon”.
Tash për tash nuk ka reagim ndaj nismës së Vuçiqit nga vendet që pësuan mijëra e mijëra viktima nga agresioni dhe megalomania serbomadhe në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.




Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë