Mbi 1.500 shkelje ligjore ka zbuluar policia në aksionet e përforcuara të kontrollit gjatë muajit shkurt në Tetovë dhe rrethinë.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, te kontrolli i përforcuar policor janë përfshirë mbi 4.400 automjete që është për 545 automjete më shumë se viti i kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë muajit shkurt janë përjashtuar nga komunikacioni 190 vozitës ku 94 vozitës s’kanë pasur leje të vozitjes, 30 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 59 vozitës kanë qenë fillimtar dhe gjashtë vozitës që ju është marrë leja për të vozitur. Me shkrim janë paralajmëruar 286 vozitës, 90 u është marrë leja e vozitjes.
Në të njëjtën kohë, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 40 automjete, nga ku 23 kanë qenë me regjistrim të skaduar dhe 17 me probleme teknike.
Për parkim jo të rregullt muajin e kaluar nga ana e policisë janë bllokuar 186 automjete.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...