Pacientja e cika ka koronavuris ende është në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe ndjehet mirë dhe tanimë 3-4 ditë është pa temperaturë.
Ngadalë-ngadalë po hynë në fazën më stabile nga sëmundja. Nuk ka pacientë të rinj për momentin që testohen për koronavirus, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski e kanë vizituar pikën kufitare Tabanoc, me qëllim që ta kontrollojnë sistemin e parandalimit nga koronavirusi, njofton Portalb.mk.
Filipçe theksoi se gjatë ditës së sotme kanë arritur edhe rezultatet kontrolluese nga laboratori në Gjermani, me të cilën Ministria bashkëpunon, dhe i ka konfirmuar testet e deritanishme, të gjithë janë negative, përveç të pacientes, që është obligimin dhe funksionon si supervision të punës së laboratorit në kuadër të Institutit për Shëndet Publik.
“Furnizimi i mbrojtjes shtesë po vijon. Gjatë ditës së djeshme kemi nënshkruar marrëveshje për mjete dezinfektuese dhe të njëjtat nesër do të shpërndahen me ndihmën e vetëqeverisjes lokale në shkollat fillore, ku për atë ka nevojë”, shtoi Filipçe.
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...