Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të fundit për lirinë e mediave të “Reporterët pa kufij”, ashtu si vitin e kaluar kur u zhvendos për 14 vende.
Vërejtja kryesore e “Reporterëve pa kufij” është gjendja e RTVM-së, ku Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma. “Edhepse situata u stabilizua në vitin 2018, qeverisja e re ende nuk ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzerin publik, në kundërshtim me atë që paralajmëronte në vitin 2017”, thonë nga kjo organizatë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në raportin e fundit shtohet se “deri tani, programi publik ende vazhdon t’i shërbejnë interesave të partisë konservatore që dikur ishte në pushtet, OBRM-PDUKM”.
Edhepse nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni edhe siguria e gazetarëve shënon përparim. “Reporterët pa kufij” paralajmërojnë se kultra e mos ndëshkimit vazhdon në vend dhe se vetëm 2 nga 59 raste të regjistruara në vitet e fundit kanë qenë lëndë dhe kanë marrë vendim gjyqësor./Telegrafi/

Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...