Dy raste të reja të variantit britanik të koronavirusit janë zbuluar në Maqedoni, këtë e bëri të ditur mjeku, Goran Kungulovski, nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”.
Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit.
Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.
Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë ishte shëruar.
Do të shqyrtohet mundësia që të mos ketë të tjerë të infektuar me këtë virus të rrezikshëm, veçanërisht nga grupi i fundit i Klinikës së Nefrologjisë, ku për një periudhë të shkurtër kohore ka dhjetëra pacientë.
Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet kaq lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, ai me siguri do të bëhet dominues në vend pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës./Alsat
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun